Avokati Gazmend Halilaj me urim ‘special’ për Kurtin: U bëri me dije komandantëve që historia nuk filloi me ta në vitin 1998, por...

Aktuale

Avokati Gazmend Halilaj me urim ‘special’ për Kurtin: U bëri me dije komandantëve që historia nuk filloi me ta në vitin 1998, por...

Nga: N.Sh Më: 21 korrik 2021 Në ora: 22:23
Gazmend Halilaj dhe Albin Kurti

Avokati Gazmend Halilaj, është duke i pëlqyer kryeministri i Kosovës, në dialogun që po e zhvillon në Bruksel përballë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Halilaj ka uruar që kryeministri Kurti të rroj sa malet, pas paraqitjes së tij në Bruksel.

Përmes një postimi në Facebook, Halilaj thotë se Kurti i tregoi Vuçiqit se konflikti me Serbinë ishte gjenocid sistematik për 2 shekuj, dhe nuk ishte ashtu siç pretendonte ish-presidenti Hashim Thaçi.

Tutje, në këtë shkrim, Halilaj thotë se Kurti u bëri me dije disa komandantëve se historia e Kosovës për liri nuk ka filluar në vitin 1998, por 200 vite më herët.

Postimi i plotë:

z. Kurti. Rrofsh sa malet.

Në takimin me Vuçiqin, jo vetëm që i bëre me dije atij që, mes Kosovës dhe Serbisë nuk ishte një konflikt siç pretendonte z. Thaçi, por kishte një “Gjenocid sistematik për (ll) shekuj”.

Natyrisht i bëre me dije disa komandantëve që: historia Kosovës për liri nuk fillon me ta në 1998, por rreth (200) vite më herët.

Kosova dhe Ballkani kanë nevojë për një njeri si Ju...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat