"Rruga e gëzimit për në vendlindje, u kthye në tragjedi", fjalë të ndjera të presidentit Sejdiu për aksidentin e sotëm

Aktuale

"Rruga e gëzimit për në vendlindje, u kthye në tragjedi", fjalë të ndjera të presidentit Sejdiu për aksidentin e sotëm

Nga: M.L. Më: 25 korrik 2021 Në ora: 15:58
Fatmir Sejdiu

Ish presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu nëpërmjet një postimi në Facebook, shprehu ngushëllime për jetët e humbura në aksidentin tragjik të autobusit që po vinte nga Gjermania në Kosovë.

Presidenti Sejdiu ka thënë se bashkëndejn me dhimbjet e familjarëve që humbën më të dashurit e tyre.

“Bashkëndjejmë dhembjen e juaj. Rruga e gëzimit për në vendlindje, u kthye në tragjedi te Slavonski Brodi i Kroacisë për dhjetë bashkëatdhetarë dhe shumë të lënduar të tjerë. Shumë familje humbën të dashurit e tyre. Dhembja është e madhe. Bashkëndjejmë me ta. Ngushëllime të gjitha familjeve! Shpresoj se në këto orë të rënda do të gjejnë forcën ta kapërcejnë dhembjen që kanë. Jemi me ju!”, shkroi Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat