“Kurti u soll në Slavonski Brod nga pilotët kroatë të KFOR-it”

Aktuale

“Kurti u soll në Slavonski Brod nga pilotët kroatë të KFOR-it”

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 21:20
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, është dërguar atje sot nga pilotët e ushtrisë kroate që janë pjesë e KFOR-it.

Ai në një konferencë të përbashkët për media me Kurtin iu shprehu ngushëllime të gjithë familjarëve që i kanë humbur më të dashurit e tyre nga aksidenti që ka ndodhur në autostradën afër qytetit Slavonski Brod të Kroacisë.

“Më erdh mirë që Albin Kurti ka ardhur në Kroaci. I falënderoj pilotët e ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it që ndihmuan që kryeministrin ta sillnin këtu. Në aksidentin që ka ndodhur të gjitha ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes, policia ka qenë atje, ekipet shëndetësore kanë dhënë ndihmën e parë”.

“Jemi duke qëndruar pranë të lënduarve që e përjetuan këtë ngjarje. Ju shpreh ngushëllime të gjitha familjeve për personat që i kanë humbur. Kemi vizituar të gjithë pacientët, shumica janë jashtë rrezikut për jetë. Jemi duke synuar të jemi sa më afër këtyre njerëzve që e përjetuan këtë shok dhe i mbijetuan”,ka thënë Plenkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat