Xhelal ​Sveçla: Gjendja e të lënduarve është stabile

Aktuale

Xhelal ​Sveçla: Gjendja e të lënduarve është stabile

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 20:55
Xhelal ​Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla ka dhënë detaje të reja lidhur me gjendjen e pacientëve të shtrirë në spitalin e Brodit në Kroaci, pas aksidentit tragjik.

Ai në një prononcim përmes telefonit ka bërë të ditur se momentalisht në Kroaci janë 16 qytetarë të shtrirë në spital, prej tyre një në Slavonski Brod dhe një në Zagreb.

“Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, dy prej tyre janë në kujdes intensiv, njëri prej tyre në gjendje në stabile. 26 qytetarë janë liruar sot nga spitali i Slavonski Brodit. Pacientja në Zagreb ndodhet në gjendje të mirë”, tha Sveçla i cili ndodhet në Kroaci ku ka vizituar personat e lënduar në spital.

Në aksidentin e djeshëm në afërsi të Slavonski Brodit kanë humbur jetën dhjetë persona. Ministri Sveçla tha se janë duke u angazhuar që kthimi i trupave të viktimave të ndodhë sa më shpejt.

“Jemi duke u angazhuar që kjo të ndodhë sa më shpejt. Sot janë realizuar pesë autopsi, nesër pritet të realizohen edhe pesë të tjera sipas ligjeve të Kroacisë. Unë besoj se kjo do të ndodhë nesër në mbrëmje dhe është çështje udhëtimi se kur mund të arrijnë në Kosovë”, ka thënë Sveçla.

Ndryshe, me rastin e kësaj ngjarjeje tragjike sot është shpallur ditë zie në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat