Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjet Binakaj dhe Maloku, të cilat humbën familjaret në aksidentin tragjik në Kroaci

Aktuale

Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjet Binakaj dhe Maloku, të cilat humbën familjaret në aksidentin tragjik në Kroaci

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 19:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen e Valentina Zhubi Binakajt, në fshatin Baballoq të Deçanit dhe të Gjylë Malokut në Junik, të cilat humbën jetën në aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë.

Kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime familjarëve dhe i inkurajoi që të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen që, siç tha ai, është dhimbje e mbarë popullit.

Familjarët e falënderuan kryeministrin për vizitën dhe për angazhimin e kujdesin që ka treguar Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Kroacisë për të lënduarit dhe për kthimin e trupave të më të dashurve të tyre në Kosovë. Kurse të lënduarve iu dëshiruan shërim të plotë.

Kryeministri Kurti tha se institucionet e Kosovës do t'ju qëndrojnë afër të lënduarve që të tejkalojnë më lehtë pasojat e aksidentit.

Gjatë javës, kryeministri Kurti ka vizituar për ngushëllime edhe familjet e tetë viktimave të tjera të aksidentit fatal të autobusit me bashkatdhetarë, të cilët po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat