Digjen pyjet në Shtime, Suharekë dhe Prizren

Aktuale

Digjen pyjet në Shtime, Suharekë dhe Prizren

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë ndodhur shpërthime zjarri në fshatrat e Prizrenit, Suharekës dhe Shtimes.

Sipas Policisë, në fshatin Godanc i Epërm të Shtimes, është raportohet se në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në pyll mbi fshat.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka punuar në lokalizimin e zjarrit.

Kurse, në fshatin Studencan të Suharekës, raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri 200 hektar fushë dhe një pjesë e malit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka duke punuar për të shuar zjarrin.

Shpërthim zjarri dje kishte edhe në fshatin Pllanjane të Prizrenit, ku është raportuar se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri shkurret dhe pishat.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka punuar për të shuar zjarrin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat