​KQZ konferencë për verifikimin e kandidatëve të zgjedhjeve lokale

Aktuale

​KQZ konferencë për verifikimin e kandidatëve të zgjedhjeve lokale

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Në orën 17:00, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi do të mbajë konferencë për media lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve nga institucionet e ndryshme nëse janë në pajtueshmëri me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Deri në orën 16:00 të ditës së sotme ka qenë afati për pranim të përgjigjeve nga institucionet e ndryshme.

Në mesin e të cilave edhe nga KGJK-ja, nga ku është kërkuar të dihet se kush janë kandidatët që kanë dënime të formës së prerë nga gjykata për vepra penale në tri vjetët e fundit.

Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 17 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat