Vendos Gjykata, Sami Lushtaku nuk mund të kandidojë për kryetar

Aktuale

Vendos Gjykata, Sami Lushtaku nuk mund të kandidojë për kryetar

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 12:52
Sami Lushtaku

Sami Lushtaku, kandidat i PDK-së për kryetar të Skenderajt ka humbur përfundimisht betejën për të kandiduar për të parin e kësaj komune.

Pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa refuzoi si të pabazuar apelin e Sami Lushtakut, për vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e tij si kandidat për zgjedhjet e 17 tetorit, ky i fundit iu drejtua Gjykatës Supreme.

 Gjykata Supreme ka marrë vendim që ta refuzojë si të pabazuar ankesën e Lushtakut, kundër vendimit të PZAPit, të datës 1 shtator.

Image
Vendimi

Ndryshe, ai edhe më herët ka qenë kryetar i Skenderajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat