19 të vdekur nga Covid, ky është numri i rasteve të reja

Aktuale

19 të vdekur nga Covid, ky është numri i rasteve të reja

Nga: G.B Më: 9 shtator 2021 Në ora: 14:55
Ilustrim

19 persona kanë vdekur në Kosovë nga Covid.

IKSHPK njofton se janë shënuar 703 raste të reja, përcjell Bota sot.

Sipas raportit, janë shëruar 2255 persona.

Njoftimi i plotë:

09 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975.279 doza të vaksinës.

Deri më sot 338.147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.851 testime, 703 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.255 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131.930.

Në total numri i rasteve aktive është 20.652.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat