KQZ: Fushata zgjedhore mbetet 30 ditë

Aktuale

KQZ: Fushata zgjedhore mbetet 30 ditë

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 15:04
KQZ

Para fillimit të mbledhjes, i pari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se fushata zgjedhore mbetet 30 ditë.

Ai i ka bërë thirrje subjekteve politike të certifikuara që t’i respektojnë masat kundër Covid-19, gjatë fushatës zgjedhore.

E shoh të nevojshme që ti adresohem subjekteve politike pasi që nga 16 shtator fillon fushata zgjedhore”.

“Siç e thash edhe dje periudha e fushatës zgjedhore për këto zgjedhje është 30 ditë dhe kjo periudhë është ligjore dhe nuk mund të ndryshohet, andaj i bëj thirrje subjekteve politike që gjatë kësaj periudhe t’i mbahen rregullave të KQZ-së”.

Gjithashtu ajo që është e rëndësishme gjendja e rëndë e pandemisë i bëjë thirrje subjekteve që të respektojnë masat për mbrojtje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat