A janë fshehur në arkiva të UÇK-së akterët dhe motivi i vrasjes së Kol. Ahmet Krasniqit, Enver Malokut dhe të tjerëve?

Aktuale

A janë fshehur në arkiva të UÇK-së akterët dhe motivi i vrasjes së Kol. Ahmet Krasniqit, Enver Malokut dhe të tjerëve?

Nga: M.L. Më: 15 shtator 2021 Në ora: 22:59
Nexhat Haziri

Kandidati i LDK-së për Asamblenë komunale të Obiliqit dhe analisti Nexhat Haziri komentoi sonte fillimin e Gjykimit të Sali Mustafës në Hagë, përkatësisht akuzat për vrasjen e anëtarëve të LDK-së.

Ai tha se sikur të funksiononte sistemi i drejtësisë në Kosovë, nuk do të kishim nevojë për Gjykaten Speciale.

Sipas tij, në këtë mënyrë do të hapeshin edhe arkivat e UÇK-së, ku mund të jenë fshehur akterët dhe motivi i vrasjes së Kol. Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Ramiz Hoxhës, Selman Binishit, Ismajl Berbatovcit, Ismet Rrahmanit etj.

Postimi i plotë i Hazirit:

Prokuroria: Viktimat e Salih Mustafës ishin pjesë e LDK-së. -Patriota, a po gjykohet UÇK-ja, apo i ashtuquajturi Komandant Cali (Sali Mustafa).

Sikur të funksiononte sistemi i drejtësisë në Kosovë, nuk do të kishim nevojë për Gjykaten speciale, por institucionet e vendit do të ndanin e vendosnin drejtësi.

Do të hapnin edhe arkivat e UÇK-së, ku mund të jenë fshehur akterët dhe motivi i vrasjes së Kol. Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Ramiz Hoxhës, Selman Binishit, Ismajl Berbatovcit, Ismet Rrahmanit, e shumë të tjerëve aktivistë të LDK-së gjatë periudhës së luftës.

Ata që dikur e pengonin të vertetën, tani po perballen me të. Koha për drejtesi ! (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat