Lajçak takon Lumir Abdixhiku

Aktuale

Lajçak takon Lumir Abdixhiku

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 12:18
Pamje nga takimi

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku.

Mediat janë lejuar vetëm të marrin pamje në fillim të takimit.

Lajçak gjatë ditës ka zhvilluar takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim me kryeministrin, Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat