​2 mijë e 919 të vdekur nga COVID-19

Aktuale

​2 mijë e 919 të vdekur nga COVID-19

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 08:13
Ilustrim

Që nga 13 marsi i vitit 2020-tës në Kosovë u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus. Prej atëherë e deri më sot 151, 621 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID-19.

Ndërsa më 22 mars u shënua viktima e parë nga koronavirus. Që atëherë e deri tani janë 2 mijë e 919 qytetarë që kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Vendi po vazhdon të përballet me virusin vdekjeprurës. Madje në pjesën e dytë të muajit gusht, Kosova përballej me numër më të lartë të variantit Delta, për çka qeveria u detyrua të ndërmarr masa kufizuese për të parandaluar numrin e rritjeve të vdekjeve por edhe të infektimit me COVID-19.

Masa kufizuese të cilat hyrën në fuqi më 30 gusht e do të jenë deri më 26 gusht.

Së fundmi Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për dy raste të vdekjes dhe 133 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë që në Kosovë po vazhdon edhe vaksinimi antiCOVID-19.

Që nga procesi i vaksinimit janë dhënë 1.226.063 doza të vaksinës. Ndërsa 474.783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat