Kurti reagon ashpër pasi Rama publikon fotografi me Sorosin: Rama po shpall hapur miqësinë me armiqtë e përbetuar të kombit shqiptar

Aktuale

Kurti reagon ashpër pasi Rama publikon fotografi me Sorosin: Rama po shpall hapur miqësinë me armiqtë e përbetuar të kombit shqiptar

Nga: N.Sh Më: 24 shtator 2021 Në ora: 11:10
Edi Rama dhe George Soros

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi së bashku me George Soros.

Rama e quan mik të çmuar Sorosin, kjo ka bërë që të reagojë ashpër kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti.

Ai shprehet se, Rama po e shpallë hapur miqësinë e tij me armiqtë e përbetuar të kombit shqiptar.

Sipas tij, Rama po e bënë argatin e Sorosit dhe Vuçiqit.

Reagimi i plotë:

RAMA AS NUK E FSHEH MË RRESHTIMIN E TIJ ME ARMIQTË E SHQIPTARËVE.

Tashmë Edvin Kristaq Rama po e shpall hapur miqësinë e tij me armiqtë e përbetuar të Kombit Shqiptar!!!

Rama e bënë argatin e këtyre dy armiqve të përbetuar të shqiptarëve.

- Plani i Soros është formimi i Jugosllavisë së re nën ombrellën e të ashtuquajturit "Balkani i Hapur"!

- Plani i Vuçiqit - zhbërja e shtetit të Kosovës dhe dalja në detin Adriatik nën ombrellën e të ashtuquajturit "Ballkani i Hapur"!

"Tradhtia kombëtare cilësohet si akti më ekstrem kundër kombit dhe sovranitetit të një vendi dhe si e tillë është objekt i veprës penale që ndëshkohet me ligj".

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat