Kurti nga Forumi Socio-Ekologjik në Shkup: Na duhet model i ri ekonomik i cili do t’i respektojë kufizimet ekologjike

Aktuale

Kurti nga Forumi Socio-Ekologjik në Shkup: Na duhet model i ri ekonomik i cili do t’i respektojë kufizimet ekologjike

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 14:19
 Albin Kurti

Ndryshimet klimatike janë fakt dhe kërcënim jo vetëm për gjeneratën tonë, por edhe për shumë gjenerata të ardhshme, kështu që edhe për vetë planetin Tokë. Nuk kemi zgjidhje, patjetër të veprojmë sot edhe pse mund të duhet e rëndë. Patjetër ta ulim në mënyrë drastike ndotjen, e cila kërkon zgjidhje të vështira dhe të dhimbshme. Veçmas është e rëndë duke i pasur parasysh ndryshimet që janë të detyrueshme në mënyrën se si ne bëjmë biznes. Katastrofat na tregojnë se sistemi ekologjik nuk mund të trajtohet n mënyrë të pavarur nga sistemi ekonomik. Është i nevojshëm model i ri ekonomik i qëndrueshëm që do t’i çojë vendet tona drejt progresit ekologjik dhe ekonomik dhe do ta avancojë mirëqenien e qytetarëve tanë.

Kjo është porosia që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e dërgoi në panel diskutimin e Forumit Socio-Ekologjik, ngjarje e parë e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor, që sot u mbajt në Shkup.

“Modeli i ri  i qëndrueshëm do t’i respektojë kufizimet ekologjike të planetit tonë. Grinvilli evropian tenton që ta vendosë theksin në zhvillimin e qëndrueshëm dhe prosperitetin. Kalimi i këtillë në Evropë mund të jetë efektiv, vetëm nëse ndërmarrim aksion edhe në rajonin tonë. Be tanimë e ka paraqitur agjendën e gjelbër për rajonin, që parashikon marrëveshje evropiane të gjelbër”, tha Kurti.

Ai shtoi se agjenda e gjelbër nënkupton që të bëjmë ndryshime rrënjësore në ekonomi dhe në mënyrën se si jetojmë. Ekonomia qarkore, sipas tij, është një prej njësive themelore të ndërtimit të agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe e vetmja që mund të na çojë drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe të krijojë vende të reja të punës.

“Në qeverinë time kemi ndërmarrë aksion që të organizojmë model të këtillë ekonomik qarkor, ta ruajmë diversitetin tonë, të ndërtojmë sistem ushqimor të qëndrueshëm dhe të përballemi me problemet tona rrënjësore në bujqësi. Ky model, gjithashtu do ta ndryshojë marrëdhënien ndaj mbeturinave dhe do t krijojë vende të reja të punës në këtë fushë”, tha Kurti

Kryeministri i Kosovës tha se nuk është çështja nëse na duhet një tranzicion i këtillë, por kur dhe si.

“Kosova e siguron rrymën e saj, në mënyrë primare nga qymyri, me burime të kufizuara të erës dhe hidroenergjisë. Hidroenergjia nuk është treguar mjaft themelore dhe në mënyrë primare mbështetemi te qymyri. Në këtë rast, patjetër duhet të bëjmë tranzicion të dyfishtë. Këtë javë bëhen gjashtë muaj nga qeveria dhe për këtë ende po kryejmë studim fizibiliteti për atë se si të kalojmë përpara në mënyrë më të mirë për ne dhe rajonin”, tha Kurti.

Ai potencoi se janë të përkushtuar tërësisht që të kalojnë drejt energjisë së pastër dhe investimit në burimet rinovuese si energjia e diellit dhe e erës, nëpërmjet rimodelimit të shtëpive. Por, ndonjëherë, tha Kurti, u nevojitet mbështetje financiare për këtë proces që të mos pengohet zhvillimi ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat