Ministri Sveçla: Presionet që po u bëhen qytetarëve serbë nga strukturat paralele ilegale, janë të dështuara

Aktuale

Ministri Sveçla: Presionet që po u bëhen qytetarëve serbë nga strukturat paralele ilegale, janë të dështuara

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 16:43
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se kanë dëshmi se strukturat paralele ilegale nga Serbia, po u bëjnë presion qytetarëve serbë të Kosovës që t’u bashkohen protestave, por sipas tij këto janë duke dështuar.

Ai në konferencën për media të dhënë të shtunën, ka shtuar se pavarësisht tendencave për manipulim të opinionit, nuk do të ndikojnë në asnjë mënyre në zbatimin e vendimeve që janë në dobi të qytetarëve.

“Vendimi për tu pajisur me targa të përkohshme është duke u zbatuar në të gjithë Kosovën. Kemi mbi 9 mijë targa të lëshuara”, ka shtuar Sveçla.

Përkundër bllokadave në këto rrugë me kemi qarkullim nga qytetarët e Kosovës në këto dy pika

“Në Jarinjë kanë qarkulluar 200 persona dhe në Bërnjak 260”, ka thënë Sveçla.

“Ftojmë qytetarët që të mos bijnë pre e dezinformimeve”, ka thënë Sveçla.

Ndërkaq ka falënderuar edhe njësitet policore për profesionalizmin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat