29 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë

Aktuale

29 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në qendrat Covid-19 dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar aktualisht 288 pacientë.

Sipas ShSKUK-së, prej tyre 29 janë në gjendje të rëndë, ndërsa 208 me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

COVID-19:  ShSKUK po trajton 288 pacientë

Rënie e numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, vërehet në raportin e datës 28 shtator 2021 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 288 pacientë, 208 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetëore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 62 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 31pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe  Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 14 pacientë

Spitali i Prizrenit, 20 pacientë

Spitali i Gjakovës, 24 pacientë

Spitali i Pejës, 52 pacientë

Spitali i Gjilanit, 20 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë

Spitali i Ferizajt, 23 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat