Nga 1 tetori e tutje, Qeveria i kompenson familjet që kanë humbur familjarët shkaku i COVID-19, por ka një kusht

Aktuale

Nga 1 tetori e tutje, Qeveria i kompenson familjet që kanë humbur familjarët shkaku i COVID-19, por ka një kusht

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 20:56
Hekuran Murati

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që familjet, anëtarët e të cilëve kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19 të kompensohen, por për këtë kanë vënë edhe një kusht.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i cili në emisionin “DIREKT” tregoi se që nga 1 tetori i këtij viti, familjet, anëtarët e të cilëve kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19 do të kompensohen por vetëm nëse personi që ka vdekur ka qenë i vaksinuar.

Çështja e vaksinimit është nga data 1 tetor e tutje, të gjitha familjet që kanë humbur familjarin deri më tani do të përfitojnë pavarësisht statusit të vaksinës. Ndërsa nga 1 tetori çdo person që humb jetën, duhet të jetë i vaksinuar përndryshe nuk përfiton familja,” – tha ai.

Murati ka treguar se deri më tani kanë pranuar 720 aplikime.

Numri i aplikimeve deri më tani është 720. Këto lista do të konfirmohen me listën e IKSHPK-së,” – shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat