Pas arritjes së marrëveshjes, Lajçak falënderon Escobar

Aktuale

Pas arritjes së marrëveshjes, Lajçak falënderon Escobar

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 14:13
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka falënderuar të Dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Kjo për kontributin e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat.

“E falënderoj Escobar, i cili kaloi ditët e fundit në Bruksel në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, është shprehur Lajçak.

“Uniteti mes BE-së dhe SHBA është kyç për suksesin në Ballkanin Perëndimor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat