Kërkohet që të nisë mbajtja e dasmave dhe ahengjeve

Aktuale

Kërkohet që të nisë mbajtja e dasmave dhe ahengjeve

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Heqja e orës policore, zgjatja e orarit të punës, dhe mbajtja e ahengjeve, do të jenë tri kërkesat kryesore me të cilat Oda e Hotelierisë dhe Turizmit do t’i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja, që pritet të hyjnë në fuqi që nga e hëna e javës së ardhshme.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva.

Sipas tij, tani më nuk ka fare arsye që të ketë orë policore e hotelet e restorantet të jenë të mbyllura.

Kjo për shkak që numri i të vdekurve dhe i të infektuarve ka rënë dukshëm ditëve të fundit.

Nëse jem kështu nuk ka arsye fare me i ndalë, sot është mirë me i lëshu komplet me kusht që mos me i lënë brenda personat që nuk i kanë certifikatat e vaksinimit. Kërkesë e jona ka qenë ora policore gjithqysh me u hjek sepse është duke ju penguar bizneseve , e dyta me u zgjatë orari, edhe e treta pse mos me u lëshu edhe ahengjet me kusht që  brenda nuk mundet me hy askush pa e pas testin negativ ose certifikatën e vaksinimit”, ka thënë Sogojeva.

I, pyetur se cilat do të jenë hapat që do t’i ndërmarrin në rast se këto kërkesa nuk plotësohen nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, Sogojva ka bërë të ditur se mund të ndërmarrin veprime varësisht prej situatës.

Ne normal tani ulemi diskutojmë edhe analizojmë, nëse duhet ndonjë reagim më i madh do ta bëjmë, nëse duhet një reagim edhe më të ashpër edhe atë do ta bëjmë, pra varësisht prej situatës, varësisht prej masave, sepse ne kemi thënë çdo masë që merret duhet me u dakordu, mirë është me na thirr edhe të dakordohemi, në mënyrë që kur të ndalemi mos të ketë reagime”, ka shtuar ai.

Ai, ka deklaruar se ende nuk është caktuar ndonjë takim me ushtruesen e detyrës së Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Gojani e cila është emëruar në vend të ish-ministrit Arben Vitia, pasi që ky i fundit të premten ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit.

Ne ende nuk e  kemi caktuar takimin, sepse ajo duhet me na thirr. Ndërsa sa i përket kësaj që janë ra rastet nuk ka më arsye me i mbyll, por duhet me zgjatë orarin edhe ne jemi për me zgjatë orarin edhe me hjek orën policore”, ka shtuar ndër të tjera ai.

Ndryshe më 27 shtator kanë hyrë në fuqi masat e reja e të cilat janë të parapara për dy javë.

Ndër masat që kanë hyrë në fuqi është, fillimi i mësimit në të gjitha nivelet e arsimit para universitar, ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës.

Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi do të mbahet në dy grupe.

Institucionet do të punojnë me kapacitetet të plota, personeli duhet të ofrojë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse.

Ndërsa, ka mbetur njëjtë kufizimi i lëvizjes, nga ora 22:00-05:00h.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat