Aksioni në veri/ Naim Miftari i reagon Ramush Haradinajt, tregon çfarë i kanë bërë prokurorit Elez Blakaj: Tregoj edhe Radojçiçit se...

Aktuale

Aksioni në veri/ Naim Miftari i reagon Ramush Haradinajt, tregon çfarë i kanë bërë prokurorit Elez Blakaj: Tregoj edhe Radojçiçit se...

Nga: N.Sh Më: 13 tetor 2021 Në ora: 17:48
Naim Miftari dhe Ramush Haradinaj

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Ky reagim vjen pas aksionit të Policisë së Kosovës dhe Doganës në veri.

Aksion ky që ka të bëjë me luftën kundër kontrabandës me mallra serbe, e që Haradinaj dhe opozita në Kosovë e kritikuan kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë se po e bënë për fushatë.

Miftari përmes një postimi në Facebook, shkruan se, aksioni i arrestimeve dhe në veri nuk merret nga kryeministri Kurti e as nga Ministri i Punëve të Brendshme, por nga Prokurori i Shtetit.

Miftari i drejtohet Haradinajt që ai le t’i tregon Milan Radojçiçit, siç shprehet Miftari, shokut të Ramushit se është duke u hetuar.

Miftari tutje shkruan se Kosova ka shumë Elez Blakaj, për të cilin thotë se e kanë kërcënuar, etiketuar dhe penguar në punën e tij.

Postimi i plotë:

Foli Pocerrka i sporteve të renda 🧅

O Kungull aksionin e arrestimeve në vend, por edhe në veri të Kosovës nuk e merr kryeministri Kurti, as nuk e merr ministri ‘Sveklla' por Prokurori i shtetit tonë.

Aksioni kundër krimit që së paku 18 muaj hetohet e përcillet, o Kungull tregoj edhe shokut e miku tuaj të ngushtë Milan Radojçiçit se është ka hetohet edhe ai!

Nuk ua ka prish biznesin e kontrabandën me nëntokën serbe vetëm një prokuror si Elez Blaka, shteti i jonë ka shumë Eleza që ju si kryeministër në vend që ta mbronit e ti ndihmonit ju personalisht i pengojshit, i kërcënojshit dhe i etiketojshi se prokurori Blakaj ju kishte prek me ligj ‘bizneset e dallaveret e juaja’!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat