Edhe Trepça preket nga kriza energjetike

Aktuale

Edhe Trepça preket nga kriza energjetike

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Nuk ka shans të lëshohesh pa ashensor në horizontin e 11-të, në minierën e Trepçës në Stan Tërg. Ky mjet që transporton vertikalisht minatorët dhe mjetet e punës, funksionon me rrymë.

Energjia elektrike është edhe më e domosdoshme poshtë. Në 800 metra nëntokë, vështirësohet frymëmarrja, prandaj është i domosdoshëm ventilatori që funksionon me rrymë dhe 24 orë, për ta qarkulluar ajrin e pastër.

Po ashtu, jetike është edhe pompa e ujit, pa të cilën zgafella do të përmbysej për pak kohë.

Krejt këto makineri në minierë, bashkë me flotacionin, harxhojnë shumë energji elektrike.

Prandaj ndërmarrja ka filluar të preket nga kriza energjetike. Rritja e çmimit të rrymës, sipas drejtorit të minierës, Nexhat Dedia, mund të bëhet e papërballueshme për ndërmarrjen.

Gjiganti Trepça blen rrymë nga KEDS i cili e importon atë nga shteti hungarez.

Dedia po kërkon që të mos e pësojë njëjtë si Ferronikeli që u mbyll për shkak se nuk e përballoi çmimin e shtrenjtë të rrymës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat