Vëllai i Astrit Ademajt kërkon bojkotimin e zgjedhjeve: Nesër Peja do t'i thotë stop pazarit që bënë me kokën tënde

Aktuale

Vëllai i Astrit Ademajt kërkon bojkotimin e zgjedhjeve: Nesër Peja do t'i thotë stop pazarit që bënë me kokën tënde

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 21:59
Grafiti me mbishkrimin drejtësi për Astrit Ademajn, ku kërkohet bojkotimi i zgjedhjeve që do mbahen kësaj të diele

Armend Ademaj, vëllai i ish kandidatit tashmë të ndjerë nga PDK-ja për Pejë, Astrit Ademaj, ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një grafit me mbishkrimin drejtësi për Astrit Ademajn, ku kërkohet bojkotimi i zgjedhjeve që do mbahen kësaj të diele.

Ai krahas së fotos së grafitit në mur ka lënë edhe një shënim në profilin e tij ku thotë se Peja sonte kërkon drejtësi, ndërsa nesër "do t'i thotë Stop pazarit që u bë me kokën e të vëllait."

“Ti e deshe më shumë qytetin tënd Astrit!

Image

Qyteti i Pejës, sonte, kërkon drejtësi për ty – nesër, do ti thotë STOP pazarit politik, që bën me kokën tënde!”, ka shkruar Ademaj në Facebook.

Kujtojmë se javë më parë pas një zënke mes vete mbetën të vrarë kandidati për Pejë nga PDK-ja Astrit Ademaj dhe ish kandidati për kryetar të Deçanit nga po ky subjekt politik në vitin 2014, Blerand Kadrijaj, kurse i plagosur mbeti vëllai i Astritit, Avniu.

Familja e të ndjerit Astrit Ademaj, e ka quajtur rastin si të motivuar politikisht, madje i vëllai i të ndjerit që mbeti i plagosur në këtë rast Avniu, citohet të ketë thënë para gjykatës se fjalët e fundit që i ka dëgjuar nga vrasësi i të vëllait kanë qenë: “Tërhiqu ose nuk do t’i shohësh më fëmijët e tu në Prishtinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat