Moti sot në Kosovë

Aktuale

Moti sot në Kosovë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 06:49
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas institutit, në mëngjes ka mundësi që në ultësira të paraqitet fenomeni i mjegullës si rezultat i radiacionit dhe ndryshimeve në fushat termike.

“Vranësirat herët në mëngjes vende-vende mund të sjellin ndonjë rigë të dobët, por pjesa dominuese e ditës do të jetë pa reshje dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Java e ardhshme parashihet me rritje të ndjeshme të temperaturave maksimale”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat