Arrestohen katër persona për blerje të votës

Aktuale

Arrestohen katër persona për blerje të votës

Nga: A.M. Më: 17 tetor 2021 Në ora: 08:55
Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër person për blerje të votës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

Sipas Prokurorisë, katër personat me inicialet persona A.D., M.K., A.T dhe Xh.B.  janë arrestuar në Kllokot.

Njoftimi:

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njoftojnë opinionin publik se mbrëmë më 16 tetor 2021 në orët e vona, janë arrestuar katër (4) persona në Kllokot, me inicialet A.D., M.K., A.T dhe Xh.B., në lidhje me procesin zgjedhor dhe me këtë dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i KPRK-së dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i KPRK-së.

Katër të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat