Mehmeti i ARK-së i lumtur me procesin zgjedhor: Le të fitojë demokracia në qytetin tim

Aktuale

Mehmeti i ARK-së i lumtur me procesin zgjedhor: Le të fitojë demokracia në qytetin tim

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 00:27
Foto ilustrim

Aleanca Kosova e Re ka mbajtur një konferencë për media pas rezultateve preliminare nga KQZ-ja.

Kandidati i kësaj partie, Gëzim Mehmeti ka marr 1,90% ose 1.408 vota, por i cili ka falënderuar votuesit dhe ka përgëzuar për një proces të rregullt demokratik.

Jam shumë i lumtur që Prishtina ka nivel të lartë të demokracisë. Gëzohem shumë që kultura është duke u rritur dhe le të fitojë me i mirë dhe le të fitojë demokracia në qytetin tim të dashur".

Ndërsa, nënkryetari aktual i Prishtinës, Selim Pacolli ka thënë se do të presin rezultatin final dhe të shohin për pozicionin që do të marrin pas zgjedhjeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat