​Marrëveshja e reciprocitetit për targat, administrohen mbi 58 mijë stikersa për targa

Aktuale

​Marrëveshja e reciprocitetit për targat, administrohen mbi 58 mijë stikersa për targa

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil dhe Pikat e Kalimit Kufitar në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, kanë administruar gjithsej 58.027 stikersa për targa.

Stikersa këto të cilat filluan të vendosen nga 4 tetorit meqë në Bruksel u arrit marrëveshja mes Kosovës-Serbisë për vendosjen e letrave ngjitëse në targat e automjeteve.

Kjo erdhi pasi që Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat e automjeteve që vijnë nga Serbia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat