Ajazi: Shkeli demokracinë në PDK, Krasniqi ta emërojë Lladrovcin kryetar të ndonjë fshati

Aktuale

Ajazi: Shkeli demokracinë në PDK, Krasniqi ta emërojë Lladrovcin kryetar të ndonjë fshati

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 00:07
Driton Ajazi

Kandidati për kryetar të Drenasit, Driton Ajazi, ka reaguar pas vendimeve të fundit të Partisë Demokratike të Kosovës ku në degën për këtë komunë, kryesia e këtij subjekti, ka zgjedhur ushtrues detyre të kryetarit të saj, Ramiz Lladrovcin.

Ai ka thënë se ky vendim është shkelje e demokracisë së brendshme të strukturave të PDK-së.

”Unë sapo u ktheva nga terreni, për shkak të aktiviteteve tona që na presin më 14 nëntor. Unë kam pranuar shumë mesazhe mbështetëse. Të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit, e kanë parë si një vendim të ngutshëm të kryetarit Memli Krasniqi, pasi ka rënë nën ndikimin e presionit të kryetarit aktual i cili është duke e parë humbjen e thellë që po e pret më 14 nëntor dhe si rezultat i kësaj ka bërë presion në kryesinë qendrore që këtë humbje t’ia atribuojë edhe PDK-së nën petkun e saj”.

”Ky vendim ka qenë i ngutshëm, cënim i brendshëm i PDK-së për të cilën shumë qytetarë dhe aktivistë, më kanë dhënë mbështetje”.

A jeni zëvendësuar ju a po jo?

”Mënyra e zgjedhjes fillon me një garë të brendshme zgjedhore. Ne strukturat kemi marrë pjesë në një proces shumë demokratik. E din edhe Krasniqi që ka marrë pjesë 10 mijë qytetarë, ku kryetari aktual nuk ka guxuar t’i hyjë garës sepse e ka ditë që nuk do të mund të bëhet as anëtar i kryesisë së lëre më kryetar dege. Kjo për mendimin tim, dhe të gjithë ata që merren me procese zgjedhore, e dinë se emërimet i takojnë një të kaluare”.

”Ai sot në mënyrë arbitrare është vendos si ushtrues detyre, që për mendimin tim është cënim i demokracisë së brendshme të partisë. Përveç aspektit deklarativ nuk kam pasur kontakt direkt me strukturave qëndrore. Unë tani jam përfaqësues i 7000 qytetarëve të komunës së Drenasit që me votën e tyre të lirë më mbështetën që të jem pjesë e garës për balotazh”.

”Pavarësisht rrethanev që janë krijuar në degën e partisë, një gjë është e sigurt është se kryetari aktual do të penzionohet dhe bashkë me të do të jetë ushtrues i tyre vetëm në CV-në e tij, por e ftoj kryetarin Krasniqi që pas humbjes së Lladrovcit, ta emërojë diku kryetar fshati, nëse e pranojnë edhe fshati”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se me vendim të Kryesisë dhe në përputhje me statutin e PDK-së, kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci nga sot është emëruar edhe ushtrues detyre, Kryetar i Degës së PDK-së në Drenas.

Kreu i PDK-së ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Drenasi është bastion i pathyeshëm i Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarët e Drenasit nuk kanë pasur kurrë dilemë se ku është adresa e tyre politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat