Flet Smajl Latifi, tregon nëse do të ketë koalicion

Aktuale

Flet Smajl Latifi, tregon nëse do të ketë koalicion

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 12:54
Smajl Latifi

Kryetari aktual i komunës së Rahovecit dhe njëherit kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Rahovec, Smajl Latifi është shprehur i bindur që në raundin e dytë do të marrë edhe një mandat për të qeverisur me këtë komunë për katër vitet e ardhshme.Latifi me 17 tetor ka dal i pari e që ka arritur të siguroi 47.23 për qind apo 9 mijë 925 vota.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Korenica është i dyti me 24.78 përind apo 5 mijë e 206 vota.

Smajl Latifi, ka thënë se ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket koalicioneve të mundshme me subjektet tjera në Rahovec, por që ka thënë se bazuar në disponimin e qytetarëve rahovecas, ai do të dal fitues në raundin e dytë.

”Jo nuk ka asgjë konkrete, ne jemi duke i falënderuar qytetarët e Rahovecit. Njerëzit në terren kanë një disponim të mirë që të votohem. Zyrtarisht nuk kemi folur me asnjërën nga partitë e tjera. Do të kapërcejmë edhe këtë sepse ka një disponim shumë të mirë…”, ka thënë ai.

Në rast se mund të ketë ndonjë marrëveshje në Rahovec, atëherë i bie që Smail Latifi këtë mund të bëjë me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Burim Krasniqin i cili ka marrë 3 mijë e 326 vota ose 15.83 për qind.

Opsion tjetër për Latifin mund të jetë edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë Bejtullah Aliu i cili me 17 tetor doli i katërti me 2 mijë e 386 vota ose 11.36 për qind.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat