Serbia vazhdon të koordinohet me Rusinë e BE-ja hesht/ Petkoviç falënderon rusët, thotë se nuk heqin dorë nga asociacioni

Aktuale

Serbia vazhdon të koordinohet me Rusinë e BE-ja hesht/ Petkoviç falënderon rusët, thotë se nuk heqin dorë nga asociacioni

Nga: F.B. Më: 25 tetor 2021 Në ora: 18:52
Petar Petkoviq

Drejtori i së ashtuquajturës zyra për Kosovë Petar Petkoviç ka biseduar me ambasadorin rus Harçenko, të cilin e njohu me situatën e sigurisë në Kosovë , pas ngjarjeve të fundit dhe zgjedhjeve lokale, kumton kjo zyrë shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

“Sulmet dhe presionet ndaj popullit serb në Kosovë janë gjithnjë e më të shpeshta, që tregon edhe serioziteti i incidenteve të fundit, ku brenda 20 dite, njësitet speciale të armatosura ROSU jo legalisht ndërhynë në veri”, tha Petkoviç.

Gjatë incidentit të 13 tetorit, pjesëtarët e njësive policore kanë shtënë nga armë zjarri në popullin duarthatë dhe me atë rast u plagos një qytetar në Zveçan dhe vetëm fal përmbajtjes së serbëve u evitua tragjedia që mund të kishte pasoja për gjithë regjionin” tha ai.

Ndërsa, duke informuar lidhur me rezultatet e zgjedhjeve lokale, ku LS fitoi në të gjitha komunat serbe, Petkoviç tha se serbët pranuan të marrin pjesë në zgjedhje vetëm se mbështesin marrëveshjen e Brukselit dhe që presin formimin e asociacionit të komunave.

Petkoviç nënvizoi se Beogradi nuk do heq dorë nga asociacioni me kompetencat që i takojnë sipas marrëveshjes së Brukselit dhe këtë do e kërkojnë qysh në takimin e ardhshëm në Bruksel, gjë që e ka thënë qartë edhe BE.

Sipas tij, Beogradi mbetet i përkushtuar për dialog si mjetin e vetëm për zgjidhjen e mospajtimeve dhe krijimin e parakushteve për paqe të përhershme në Ballkan, ndërkohë që marrëveshja e Brukselit mbetet peng i mosgatishmërisë së Prishtinës për të përmbushur atë për çka është pajtuar, para së gjithave asociacionit.

Ai iu falënderua ambasadorit rus për mbështetjen e vazhdueshme të Moskës në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, duke shtuar se raportet ruso-serbe do vazhdojnë të rritën në frymën e miqësisë tradicionale mes dy shteteve edhe dy popujve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat