“Ajo pashpirtësi ndaj nënës Xhemile nuk falet”/Xhevdet Pozhari komenton ngritjen e aktakuzës ndaj Dhurata Hoxhës

Aktuale

“Ajo pashpirtësi ndaj nënës Xhemile nuk falet”/Xhevdet Pozhari komenton ngritjen e aktakuzës ndaj Dhurata Hoxhës

Nga: M.L. Më: 27 tetor 2021 Në ora: 11:50
Xhevdet Pozhari

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ish-sekretarit Kushtrim Cukaj dhe tre të tjerëve, Fitim Mustafa, Demush Shasha e Nuhi Osmani.

Lidhur me këtë ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari. Ai ka thënë se sa herë përmendet emri i Dhurata Hoxhës i kujtohet “egërsia e saj” kur pyetej për rastin e Astrit Deharit.

Konfirmohet aktakuza për korrupsion ndaj ish Ministres, Dhurata Hoxha. Sa herë përmendet ky emër, më kujtohet egërsia e saj dhe nervozizmi kur pyetej për rastin e Astrit Deharit.

Ajo pashpirtësi ndaj nënës Xhemile e cila kërkonte pak ngushëllim, pak përkrahje, nuk falet”, shkroi Pozhari në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat