Faton Klinaku komenton dëshminë e gazetarit në Speciale

Aktuale

Faton Klinaku komenton dëshminë e gazetarit në Speciale

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 16:31
Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku i ka quajtur të vërteta deklaratat e ish gazetarit Halil Berisha.

Klinaku ka thënë se ajo çka thotë Berisha po i përshtatet edhe atyre.

“Pavarësisht që janë munduar më i përpunuar njerëzit por nuk kanë mundur, pasi që ata e thonë realitetin, dhe neve na duhet realiteti asaj që ka ndodhë. Halil Berisha është duke e thënë të vërteten pasi çdo gjë ka qenë e filmuar qoftë më kamerat tona ose me kamerat të mediave në konferencat për media”, ka thënë Klinaku.

Gazetari Halil Berisha, nuk është duke dëshmuar për luftën, UÇK-në, apo kundër krerëve të OVL-UÇK-së, por thjeshtë si gazetar që mori pjesë në konferencën për media të organizuar nga OVL-UÇK-ja, ku u bënë publike dosjet e Gjykatës Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat