Murati: Qeveria Kurti, viktimë e suksesit të vet

Aktuale

Murati: Qeveria Kurti, viktimë e suksesit të vet

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 23:51
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati po konsideron se Qeveria “Kurti 2” është viktimë e suksesit të vet gjersa komenton rezultatin e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Sipas tij, qytetarët kanë qenë të mësuar me qeverisjet e kaluara ku çdo ditë ka pasur hajni e ku nuk ka munguar edhe nga një skandal a problem.

“Qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeveria ‘Kurti 2’ është njëfarë forme edhe viktimë e suksesit të vet. Sa kanë qenë tjerët në Qeveri kur shiheshin hajni çdo ditë, çdo ditë plaste një skandal, çdo ditë një tender, qytetarët në qeverisjet e kaluara çdo javë e kanë pas problem çfarë skandali po plasë. Me këtë qeveri çdo javë ka lajme të mira se si qeveria po i ndihmon qytetarët. Me këtë qeveri qytetari më nuk e ka brengën se po humb shteti,” – tha ai.

Murati gjithashtu shtoi se qytetarët duhet të binden se është i rëndësishëm edhe ndryshimi në nivelin lokal dhe se duhet të punojnë më shumë.

“Ne duhet të punojmë më shumë dhe të kemi një opozitë më të fort në mënyrë që qytetari të bindet se edhe niveli lokal, pra nuk mjafton ndryshimi vetëm në nivelin qendror,” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat