Protestojnë punëtorët e "Ferronikel"-it

Aktuale

Protestojnë punëtorët e "Ferronikel"-it

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 07:47
Foto

Sot ora 11:30 në Prishtinë, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve, punëtorët e kompanisë “NeëCo Ferronikeli” do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

Protesta thirret siç thuhet si pasojë e mungesës së interesimit nga ana e qeverisë për gjendjen e rreth 1,000 punëtorëve të kompanisë, të cilët që nga 8 tetori janë të papunë.

Kërkesë do të jetë trajtimi serioz institucional i kësaj çështjeje për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejt.

Gjatë protestës do të respektohen rregullat ligjore për luftimin e pandemisë COVID-19.

Kujtojmë se javë më parë, përshkak të krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregjet globale, “Ferronikel” u detyra që ta ndërpresë punën përkohësisht.

Gjendja në fabrikën “Ferronikel” dhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për gazin ka përplasur javë më parë edhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala dhe deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj.

Fajtor kryesor për gjendjen në fabrikën “Ferronikel” Murati e ka bërë PDK-në, sipas tij krejt kjo përshkak të korrupsionit dhe hajnive të kësaj partie në “Ferronikel”.

Akuzave të Muratit i reagoi Shala për çka tha se është mjerim të dëgjohet një ministër i Financave që pyet se çka fiton shteti nga një ndërmarrje private industriale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat