Peci dhe Haxhiu bisedojnë për mundësitë e bashkëpunimit

Aktuale

Peci dhe Haxhiu bisedojnë për mundësitë e bashkëpunimit

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 13:13
Pamje nga takimi

Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci ka pritur sot në takim, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ata kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe adresimin e çështjeve të caktuara që ndërlidhen me dy pushtetet, atë gjyqësor dhe ekzekutiv.

Në njoftim thuhet se Peci shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë, në kuptim të zbatimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, në koordinimin e nevojshëm rreth komisioneve të ndryshme, ku kërkohet angazhimi i gjyqtarëve dhe në çështje tjera që ndërlidhen me bashkëpunimin ndërinstitucional.

Në anën tjetër, edhe ministrja Haxhiu e konsideroi të nevojshëm thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimin për aktivitetet mes tyre..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat