Konjufca ngushëllon familjen Berisha

Aktuale

Konjufca ngushëllon familjen Berisha

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 16:27
Burbuqe Berisha

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjen Berisha, për vdekjen e artistes dhe regjisores së njohur, Burbuqe Berisha.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

“E nderuar familje Berisha,

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e familjares tuaj, punëtores së dalluar të artit e të kulturës dhe regjisores së njohur, Burbuqe Berisha. 

Ndarja e hershme nga jeta e Burbuqes do të lë zbrazëti të pakompensueshme në artin teatral dhe kinematografinë e Kosovës.

Ndërsa, puna e palodhshme dhe trashëgimia e saj artistike do të mbeten frymëzim dhe shembull për brezat e ardhshëm.

Bashkëndjejmë dhimbjen e madhe me familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe mbarë komunitetin artistik.

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.


U prehtë në paqe!”. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat