Gani Geci kërkon nga Presidentja Osmani që t`i shpallë heronj gazetarin e Bota Sot, Bekim Kastrati dhe truprojën e Presidentit Rugova, Besim Dajaku

Aktuale

Gani Geci kërkon nga Presidentja Osmani që t`i shpallë heronj gazetarin e Bota Sot, Bekim Kastrati dhe truprojën e Presidentit Rugova, Besim Dajaku

Nga: M.L. Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 11:07
Bekim Kastrati, Besim Dajaku

Më datën 19 të muajit që lamë pas u bënë 20 vite nga vrasja e gazetarit të gazetës “Bota sot”, Bekim Kastrati dhe truprojës së presidentit Rugova, Besim Dajaku. Në atentatin e 19 tetorit 2001, të plagosur kishin mbetur edhe Shani e Gani Geci, që kishin qenë në veturë bashkë me Kastratin e Dajakun.

Gani Geci, që është edhe ish deputet i Kuvendit të Kosovës, i kërkoi sot presidentes Vjosa Osmani që t`i shpallë heronj të Kosovës Bekim Kastratin e Besim Dajaku.

Ky është postimi i plotë i Gecit në Facebook:

Të nderuar qytetarë, unë kam një kërkesë publike për presidenten e Republikës së Kosovës.

Tani kur nga data 19.10.2021 janë bërë më tepër se 20 vjet nga dita kur dora tradhtare me urdhra nga lartë në një pritë mirë të organizuar dhe mirë të paguar vranë Besim Dajaku pjesëtarë i sigurisë së Presidentit Rugova dhe Bekim Kastrati gazetar i gazetës ”Bota Sot” dhe në këtë rast me plagosen ndërsa Shani Geci shpëtoi pa plagë ,kërkoj nga presidentja e vendit znj. Vjosa Osmani që Besim Dajakun dhe Bekim Kastratin ti shpallë Heronj të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat