Sekretari i PDK-së, Valon Brahimi përfshihet në rrahje, përfundon në Polici

Aktuale

Sekretari i PDK-së, Valon Brahimi përfshihet në rrahje, përfundon në Polici

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 16:32
Valon Brahimi

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës në degën e Mitrovicës, Valon Brahimi, është intervistuar nga Policia e Kosovës për një rrahje e cila ka ndodhur në fshatin Kçiq në Mitrovicë.

Lajmin për ndalimin dhe intervistimin e Brahimit, në cilësinë e të dyshuarit e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Personi V.B është intervistuar në cilësi e të dyshuarit për veprën penale ‘Lëndin i lehtë trupor”, ndaj tij është ngritur kallëzim penal dhe lënda është proceduar në Prokurori” – deklaroi Zahiti.

Valon Brahimi është sekretar i Partisë Demokratike të Kosovës, degës së Mitrovicës teksa në zgjedhjet e 17 tetorit fitoi edhe ulëse në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, ku mori 387 vota.

Brahimi në shkurt të 2019 ishte zgjedhur kryetar i nëndegës së PDK-së në Kçiq të Madh, i cili është lokaliteti më i madh në Mitrovicë.

Gazeta ka provuar të kontaktojë me Brahimin por nuk ka marrë përgjegjie deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat