Lutfi Haziri pati një problem gjatë votimit

Aktuale

Lutfi Haziri pati një problem gjatë votimit

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 10:48
Lutfi Haziri e dëmton fletëvotimin

(E plotësuar) - Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votë në shkollën “Abaz Ajeti” në Gjilan.

Por për çudi, Haziri pati një problem të vogël gjatë votimit. 

Ai dëmtoi fletëvotimin dhe me këtë rast iu desh të merrte një tjetër.

Ndryshe Lutfi Haziri ka drejtuar Komunën e Gjilanit për disa vite radhazi ndërsa nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale doli që të mos ketë marrë votat e mjaftueshme.

​Haziri: Sonte fitojnë gjilanasit

Kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në mënyrë që të projektohen katër vjetët e ardhshme.

Kandidati i LDK-së i shoqëruar me bashkëshorten, vajzat dhe familjarë të tjerë ka votuar në shkollën "Abaz Ajeti" në Gjilan.

Haziri ka dëmtuar fletëvotimin e parë dhe më pas i është ofruar një tjetër.

Haziri: Qytetarët të ndajnë kohë në këtë ditë të bardhë për të votuar

"Ftoj të gjithë qytetarët e Gjilanit, gjilanasit kudo që janë sot të ndajmë pak kohë në këtë ditë të bardhë të nëntorit dhe këtë të diele me gëzim dhe në mënyrë festive të dalim të votojmë dhe ta përmbyllim procesin e pushtetit lokal. Është jo vetën obligim qytetar por edhe përgjegjësi e secilit prej nesh që të kujdesemi për të zgjedhurit tanë. Apeli im është që shfrytëzojnë këtë ditë, këtë mundësi dhe projekton katër vjeteshin tuaj dhe besimi juaj shprehet vetëm me votë", ka thënë Haziri.

Haziri tha se nuk kanë evidentuar ndonjë parregullsi, përveç atyre teknike në mëngjes.

Më tej, është pyetur edhe se kush do të fitojë sonte.

Haziri: Gjilanasit, faleminderit shumë

"Gjilanasit, faleminderit shumë, si gjithmonë", ka shtuar ai.

Gjilani është në mesin e 21 komunave që garon për herë të dytë për zgjedhjen e kryetarit. Në këtë komunë në balotazh janë Lutfi Haziri nga LDK dhe Alban Hyseni nga LVV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat