​Pesë raste të reja me COVID-19

Aktuale

​Pesë raste të reja me COVID-19

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 14:59
Ilustrim

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë është raportuar për pesë raste të reja me COVID-19. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Njoftimi i plotë:

16 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.597.345 doza të vaksinës.

 Deri më sot 751.131 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Nga 1.474 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

 Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.570.  Në total numri i rasteve aktive është 407.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni KETU.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

__________________

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat