Ish-ushtari i Koshares i reagon i reagon Blerta Deliut: Mua më ka akuzuar Serbia për terrorizëm, por unë nuk jam terrorist

Aktuale

Ish-ushtari i Koshares i reagon i reagon Blerta Deliut: Mua më ka akuzuar Serbia për terrorizëm, por unë nuk jam terrorist

Nga: N. Sh. Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 22:18
Frashër Oseku

Frashër Oseku, ish-pjesëtar i UÇK-së në Brigadën 138 – Agim Ramadani, ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Blerta Deliut.

Oseku i cili ka luftuar në Koshare, është plagosur gjatë luftës ku trajtimi i tij mjekësor ende nuk ka përfunduar.

“Mua më ka akuzuar Serbia për terrorizëm, sepse luftova për Lirinë e Atdheut tim, por unë nuk jam terrorist- zonja Blerta Deliu…!!!”, shkruan Oseku në facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Oseku tash jeton në Suedi, e shpesh ka treguar se po vazhdon të kryen operacione për shërimin e tij.

Ai ishte plagosur në kokë, ku në fotografitë e më poshtme shihet në detaje.

Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat