Bajrami, qeveritarëve: Nëse mendoni se fëmijëve në nevojë ua ndryshoni jetën me 10 euro, shkoni në market

Aktuale

Bajrami, qeveritarëve: Nëse mendoni se fëmijëve në nevojë ua ndryshoni jetën me 10 euro, shkoni në market

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 16:39
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti për buxhetin dhe mbështetjen sociale ndaj grupeve në nevojë.

Ajo ka përmendur shtesat e ulëta për fëmijët, prej 10 eurove.

‘’Nëse mendoni se fëmijëve në nevojë ua ndryshoni jetën me 10 euro, shkoni në market e shihni çka mund të bleni me 10 euro’’, tha Bajrami në Kuvend.

‘’Nëse doni babazi sociale, investoni në arsim dhe shëndetësi’’, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat