Xhafer Gjoka la pas vetes katër fëmijë të vegjël/ Haradinaj viziton familjen e shoferit të vrarë, ky është mesazhi i tij

Aktuale

Xhafer Gjoka la pas vetes katër fëmijë të vegjël/ Haradinaj viziton familjen e shoferit të vrarë, ky është mesazhi i tij

Nga: M.L. Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 14:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj njoftoi se ka vizituar familjes e Xhafer Gjokës, shoferit të autobusit, i cili u vra të premtën në fshatin Gllogjan bashkë me dy nxënësit e këtij fshati.

Haradinaj me këtë rast ka treguar se Xhaferi ka lënë pas vetës katër fëmijë të vegjël.

Ai bëri thirrje te institucionet që të angazhohen me gjithë kapacitetet për zbardhjen e këtij rasti.

"Sot me bashkëpunëtorë, ndamë dhembjen me familjen e Xhafer Gjokës në Skivjan të Gjakovës, pasi i biri i tij Ganiu, humbi jetën tragjikisht në Gllogjan së bashku me dy nxënës të fshatit. Ai la pas vetes katër fëmijë të vegjël, Erblindin, Erlisen, Elesën dhe Elenën. Lutemi që kjo të jetë hera e fundit që ndodhin tragjedi të tilla. Njëkohësisht apeloj tek institucionet përkatëse që të angazhojnë tërë kapacitetet për kapjen sa më parë të autorit të vrasjes së trefishtë", shkroi Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat