96 kërkesa për falje të dënimit, Osmani s’e pranon asnjë

Aktuale

96 kërkesa për falje të dënimit, Osmani s’e pranon asnjë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 20:03
Presidentja Vjosa Osmani

Mbi 1 mijë persona vuajnë dënimet nëpër burgje të Kosovës, të shpallur fajtorë për vepra të ndryshme penale.

Prej tyre, 96 të burgosur kanë kërkuar këtë vit që t`u falet pjesa e mbetur e dënimit.

Këtë e kanë konfirmuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Nga fillimi i vitit 2021, e deri më tani kemi përcjellë në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë për procedure të mëtutjeshme 96 kërkesa”, thuhet nga SHKK.

Këto kërkesa shkojnë tek Presidenca.

Shefja e kësaj zyre, Vjosa Osmani është ajo e cila e gëzon të drejtën ekskluzive për pranimin ose refuzimin e tyre.

Deri tash ajo nuk e ka falë asnjërin prej të burgosurve që kanë kërkuar lirim.

“Deri tash nuk na ka ardhë konfirmimi se është pranuar ndonjë”, thanë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Njohësit e drejtësisë disa herë kanë potencuar se e drejta për falje është keqpërdorë nga presidentët.

Ndërsa, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, 8 kërkesa janë proceduar në gjykatat kompetente për pezullim të ekzekutimit të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat