Vlora Çitaku reagon për aktgjykimin seksist të Gjykatës së Gjilanit për dhunim: Skandaloze. Mesjetare. Patrialkale

Aktuale

Vlora Çitaku reagon për aktgjykimin seksist të Gjykatës së Gjilanit për dhunim: Skandaloze. Mesjetare. Patrialkale

Nga: M.L. Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 17:14
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me aktgjykimin e gjukatës ë Gjilanit, e cila ka liruar nga akuza pesë të akuzuar nën dyshimin për “Dhunim”.

Në këtë aktgjykim të publikuar në media është përdorur një gjuhë mjaft seksisre që ka nxitur reagime të shumta.

Çitaku e ka quajtur skandaloze mendësinë që është përdorur nga gjykatësi në këtë aktgjykim.

Postimi i plotë:

Skandaloze. Mesjetare. Patrialkale. Kjo është mendësia prapa këtij vendimi të gjykatës.

"Në pjesën përmbajtjesore Gjykata mbrojtjes së të akuzuarve jau ka falur besimin e plotë, sepse nuk është vërtetuar me asnjë provë të besueshme dhe të plotë se të akuzuarit kanë përdorur dhunë apo kërcënim serioz ndaj të dëmtuarës në fjalë, me rastin e kryerjes së aktit seksual, sepse e dëmtuara si femër e moshës 19 vjeçe në kohën kur ka ndodhur ngjarja lëndore me dëshirën e saj ka pranuar fillimisht që ditën kritike të udhëtoj me taksi me të akuzuarin e parë për në Gjilan, edhe pse e ka ditur se ai është i gjinisë mashkullore… Duke pasur parasysh këtë sjellje të të dëmtuarës që me lehtësi ka pranuar të udhëtoj me taksi me të akuzuarin e parë për në Gjilan, jep me kuptu logjikisht se e njëjta vërtetë ka pasur konflikt me familjen e saj për shkak të bredhjes së saj dhe shoqërimit me meshkuj… Të jesh në një hapësirë banimi me persona të ri, vetvetiu nënkupton se kjo e dëmtuar ka qenë e pajtimit që me ta edhe të lëshohet në aventura seksuale, duke përfshirë edhe të akuzuarin e parë i cili ka qenë me moshë më i shtyrë se e dëmtuara… Vërtetë e dëmtuara me shprehi vërtetë jo të mira sidomos në aspektin moral, ka shfrytëzuar rastin që të kalojë një kohë duke shuar edhe epshin seksual me të akuzuarit në fjalë.

Qëndrimi në një dhomë i të akuzuarve si persona të ri me të dëmtuarën në fjalë, e cila nuk ka pasur më shumë se 19 vjeç, në një shtëpi private, duke mos refuzuar e dëmtuara që të qëndroj aty, jep me kuptu se edhe e dëmtuara heshtazi ka pranuar që të ketë marrëdhënie seksuale me ta… Sa i përket asaj që në ditën kritike është paraqitur në stacionin policor në Gjilan, duke e lajmëruar rastin se nga të akuzuarit në fjalë është dhunuar, këtë e ka bërë siç është theksuar edhe më lartë për ta arsyetuar vetën lidhur me qëndrimin e saj ndaj familjes duke konsideruar se tanimë duhet të largohet dhe mos të qëndroj më në Gjilan, edhe pse këtë ka mundur ta bëjë edhe në forma të tjera, sepse me dhunë nuk kanë pasur kurrfarë interesi që ta mbajnë të akuzuarit pasi që i akuzuari i parë ka qenë i martuar kurse të akuzuarit të tjerë nuk kanë qenë të interesuar që ta marrin të njëjtën për grua."

Faleminderit Betim Musliu, Ehat Miftaraj dhe ekipit të IKD-së për shpalosjen e këtyre vendimeve të gjygjësorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat