KFOR-i stërvitet në “kodrën e FSK-së”

Aktuale

KFOR-i stërvitet në “kodrën e FSK-së”

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 17:58
FSK

Paqeruajtësit amerikanë dhe letonezë të NATO-s kanë kryer një stërvitje në kodrën e Cërnushës.

Vendi në majin e këtij viti iu dha në shfrytëzim Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi në faqen e KFOR-it, ushtarët e Batalionit të Manovrave nga Brigada e Lindjes hapën istikame dhe përdorën armatim të ndryshëm sulmues në këtë zonë mbi fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Muaj më parë, me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes, komuna e Mitrovicës ndau hapësirën prej 191 hektarë, e cila do të shërbejë për nevojat tjera të FSK-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat