Trump dërgoi Grenellin në kufirin Kosovë-Serbi, analisti amerikan porosit të dyja vendet - ja çka u kërkon për Bidenin

Aktuale

Trump dërgoi Grenellin në kufirin Kosovë-Serbi, analisti amerikan porosit të dyja vendet - ja çka u kërkon për Bidenin

Nga: A.ZH Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 17:51
Pamje nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Washingtonit, 4 shtator 2020

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka kritikuar ish-presidentin amerikan Donald Trump, i cili muajin e kaluar dërgoi ish-ambasadorin Richard Grenell në kufirin Kosovë-Serbi, për të parë se a po zbatohet Marrëveshja e Washingtonit.

Ben-Meir ka thënë se Trump nuk është më president dhe Grenell nuk është ambasador dhe se ata nuk përgaqësojnë SHBA-të.

Profesori ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia, që të injorojnë “çdo përpjekje të Trumpit për të penguar procesin diplomatik dhe të besojnë te Biden”, përcjell Bota sot.

Reagimi i Ben-Meir në Facebook:

Trump ka kërkuar dërgimin e ish-ambasadorit amerikan në Gjermani Richard Grenell në kufirin Kosovë-Serbi si “Ambasador i tij i dërguar” për të promovuar paqen mes dy vendeve. Megjithatë, Trump dhe Grenell duket se kanë harruar se tani janë të dy qytetarë privatë dhe siç tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, “Jashtë imagjinatës së tij shumë aktive, Donald Trump nuk është më President dhe nuk ka asnjë ‘ambasador të dërguar’, që përfaqëson Shtetet e Bashkuara.”

Serbia dhe Kosova duhet të injorojnë çdo përpjekje të Trump për të penguar procesin diplomatik dhe të besojnë te Biden, i cili prej kohësh është i përkushtuar për paqen në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat