Peci në aksion, pas bujqësisë finalizohet edhe Strategjia për Pylltari

Aktuale

Peci në aksion, pas bujqësisë finalizohet edhe Strategjia për Pylltari

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 20:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar finalizimin e strategjisë për Pylltarinë 2021 - 2030 së bashku me grupin punues.

"Duke patur parasysh se sektori i pylltarisë është ndër sektorët me rëndësi jetike për zhvillim të qëndrueshëm, sot isha pjesë e takimit përfundimtar të Grupit Punues të Strategjisë për Pylltari 2021 - 2030, takim ky i cili i paraprinë miratimit të kësaj Strategjie në Mbledhje të Qeverisë", ka thënë Peci.

Njoftimi i plotë:

Sot bashkë me Grupin Punues finalizuam Strategjinë për Pylltari 2021 - 2030.
Duke patur parasysh se sektori i pylltarisë është ndër sektorët me rëndësi jetike për zhvillim të qëndrueshëm, sot isha pjesë e takimit përfundimtar të Grupit Punues të Strategjisë për Pylltari 2021 - 2030, takim ky i cili i paraprinë miratimit të kësaj Strategjie në Mbledhje të Qeverisë.
[🌲] Një menaxhim funksional rrit mundësitë e punësimit, avancon zonat rurale pasi që mundëson aplikimin e përdorimit shumë-qëllimor të resurseve pyjore.
[🌲] Pylltaria po ashtu duhet parë si sektor, i cili zhvillon dhe fuqizon partneritetin publiko-privat.
[🌲] Strategjia e Pylltarisë 2021-2030, do të jetë bazë e hartimit të politikave të duhura zhvillimore me qëllim të avancimit të sektorit të pylltarisë, e po ashtu të krijojmë mekanizma të cilat e mbrojnë sektorin nga prerjet ilegale, zjarret e degradimet e tjera të mundshme.
[🌲] Strategjia për Pylltari 2021 - 2030 është në koordinim të plotë me politikat e Bashkimit Evropian dhe 17 objektivat zhvillimore të Kombeve të Bashkuara.
[🌲] Nga ana tjetër një falenderim shkon për partnerët tanë FAO dhe SIDA për kontributin e dhënë për sektorin e pylltarisë në Kosovë përmes shkëmbimit të eksperiencave, ekspertizës dhe projekteve konkrete.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat