Ia përmendi Haradinajt takimin me Radojçiqin, zyrtari i AAK-së i reagon ministres Haxhiu

Aktuale

Ia përmendi Haradinajt takimin me Radojçiqin, zyrtari i AAK-së i reagon ministres Haxhiu

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 22:10
Selim Selimi

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka shkruar pas reagimeve rreth një takimi në Zyrën e Kryministrit para tri vitesh, ku kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj e kishte pritur në zyrë Radojqiqin.

Reagimi i Selimit vie pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se dikur këto grupe kriminale janë pritur edhe në zyret e institucioneve tona më të larta, duke e goditur kështu liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Selimi iu përgjigj Haxhiut duke thënë se në zyret e kryeministrit Haradinaj janë pritur haptas ata që kanë mbajtur funksione në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot paskan folur ata që janë politikan me korrespodencë. Në zyret e KM Haradinaj janë pritur haptas ata që kanë mbajtur funksione në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Përderisa KM i tashëm është takuar me kriminelë serb në një veturë i mbuluar me qebe e ka kohabituar me po të njëjtit, ne kemi takuar çdonjërin që ju ka nënshtruar ligjeve të Republikës.

Fusnota, takimi me qebe me Jelena Bjellicën, injorimi i shqiponjës dhe trajtimi i Serbisë me debulesë tregon hipokrizinë e KM Kurti dhe politikanëve me korrespodencë. Amerika është partner e vendimet e saj janë shpëtim.

Krimi i organizuar është pikë lufte për të gjithë ne, çdo tentim për të kthyer kto vendime në sulme të brendshme tregon që kjo qeveri ska vizion por ka mllef, mllef ndaj popullit të saj.

Historia absolvon!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat