“Serbët në veri po marrin frymë lirshëm pasi Veselinoviq dhe Radoiçiq u goditën nga SHBA-ja”

Aktuale

“Serbët në veri po marrin frymë lirshëm pasi Veselinoviq dhe Radoiçiq u goditën nga SHBA-ja”

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 14:30
Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq.

“Shpallja e personave ‘non grata’ të Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjë që qytetarët në veri të marrin frymë lirshëm”.

Kështu ka deklaruar ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri u shpreh se “pushteti i tyre joformal i lidhur me Vuçiqin që ka mbajtur peng veriun, do të zhbëhet”.

“Shpallja ‘persona non grata’ nga SHBA të dy personave famëkeq Veselinoviq e Radojçiq do bëjë që qytetarët tanë serbë në Veri të Kosovës të marrin frymë më lirshëm. Pushteti i tyre joformal i lidhur me Vuçiqin që ka mbajtur peng veriun do zhbëhet!”, shkroi Tahiri.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën kanë ndërmarrë sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviq – njërit nga bosët e krimit të organizuar në veri të Kosovës.

Këto sanksione u ndërmorën pasi Departamenti Amerikan i Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar 16 individë dhe 24 subjekte në disa shtete të Evropës, ndër të cilët bëri pjesë edhe Veselinoviq.

Sipas njoftimit të zyrës për media të këtij departamenti, grupi i Veselinoviqit është përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë.

Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë edhe Rosiq, Andrija Zhelko Bojiq, Srgjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Milan Radisavljeviq, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat